Sport

Borussia Dortmund i jep ultimatum Aubameyangut (Foto)

Pierre-Emerick Aubameyang nuk ka shumë kohë të mendohet rreth të ardhmes
Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang dëshiron të largohet nga skuadra e Borussia Dortmund gjatë kësaj vere.

Por, sipas Sport Bild, klubi nga Bunedesliga i ka bërë me dije ish sulmuesit të Milanit që të vendos për të ardhmen më së largu deri në fund të muajit korrik, përcjell Express.

Ditëve të fundit është përfolur se golashënuesi më i mirë në Bundesligë kërkohet nga PSG, Liverpool dhe Manchester City.

Aubameyang ka kontratë me klubin nga Bundesliga deri në vitin 2020. Klubi gjerman ka bërë të ditur se lojtarin nuk e shet nën 80 milionë euro. /Express/