Në një përllogaritje për klubet që kanë shënuar më shumë tifozë në shkallët e stadiumeve, deri në fund të muajit tetor, është arritur edhe një mesatare për 100 klubet që kanë pasur më shumë njerëz në tribuna.
Borussia e Dortmundit kryeson bindshëm, mesatarisht me 80.000 tifozë në çdo ndeshje, pothuajse i mbushur plot.
Më pas, ndjekin Manchester United dhe Bayern Munchen, mesatarisht me nga 75.000 tifozë.
Bie në sy mungesa e ekipeve italiane në krye të renditjes, ku duhet të zbresësh deri tek vendi i nëntë, për të parë ekipin e parë nga Apeninet, i cili është Interi, mesatarisht me 59.000 tifozë për ndeshje.