Aktuale

Borë e madhe, probleme në këto qytete

Reshjet e dendura të dëborës janë rikthyer në zonat malore të Shqipërisë.Në Qafën e Llogarasë kalimi bëhet vetëm me zinxhir, madje raportohet se në disa pika kalimi është i vështirë edhe me zinxhira vendosur.Trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra. Në zonë ndodhen disa mjete borëpastruese dhe është hedhur kripë, por rënia e vazhdimisht e dëborës e neutralizon atë.
Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nuk lejon që të kalojnë automjete pa vendosur zinxhirët, shkruan Top Channel.Edhe në Qarkun e Dibrës raportohen probleme.

Thuajse në të gjitha rrugët në këtë zonë kalimi bëhet vetëm me zinxhirë për shkak të ngricës në rrugë.Qarku i Korçës është përfshirë i gjithi nga reshjet e bardha. Në Dardhë dëbora ka arritur deri në 30 centimetra, ndërsa në Voskopojë 10 cm. Në rrugën Qafë-Thanë – Qafë-Plloçë e deri në Kapshticë dëbora arrin deri në 7 centimetra.Deri më tani raportohet se përveç aksit Korçë-Dardhë dhe Qafa e Qarrit, që kalohen me zinxhirë, në të gjitha rrugët e tjera nuk ka probleme.

the authorE B