Hannover ishte shumë i pafat në fundjavën që shkoi.
Hannover ishte duke humbur në pjesën e parë ndaj Bayer Leverkusenit, ndërsa edhe bora ishte kundër tyre.
Skuadra gjermane ishte duke humbur 2 me 0 ndaj rivalit nga Bundesliga, gjersa e kishin një rast për ta ngushtuar epërsinë.
Genki Haraguchi kishte një shans të artë për të shënuar gol, por që bora ia mohoi atë gjë.
Kur lojtari japonez kishte kaluar edhe portierin, ai gjuajti në portën e zbrazur, por topi ishte ndalur nga trashësia e borës që kishte rënë në fushë.
Hannover humbi këtë ndeshje ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat, 2:3, ndërsa rastin e goli të mohuar nga bora mund ta shikoni më poshtë. /Lajmi.net/
Hannover’s Genki Haraguchi was certain he'd scored against Leverkusen.
The snow had other ideas ❄️ pic.twitter.com/oDToBdQuxV
— ESPN FC (@ESPNFC) March 11, 2019