Leonardo Bonucci nuk dëshiron të largohet nga Juventus.
Pep Guardiola vazhdon të kërkojë përforcime në Manchester City.
Gianluca di Marzio nga Sky Sport raporton se menaxheri i Citizens ka shfaqur interesim për transferimin e Leonardo Bonuccit nga Juventus, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, mbrojtësi italian nuk ka dashur të dëgjojë për ofertën e skuadrës nga Etihad Stadium.
Bonucci është i vendosur të mbetet në Juventus me trajnerin e ri, Andrea Pirlo. /Lajmi.net/