Leonardo Bonucci ka reaguar pas spekulimeve rreth transferimit në Milan
Mediat italiane kanë raportuar se Milani po tenton që ta transferoj qendërmbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci.
Por, pas këtyre lajmeve, reprezentuesi i Italisë ka reaguar duke postuar një foto në Instagram ku shkruhej: “Gati për sezonin e ri 2017/18”.
Si duket me këtë postim, Bonucci, i cili kërkohet edhe nga Chelsea, u ka bërë me dije Rossonerëve se nuk do të largohet nga kampioni Italisë. /Express/