Leonardo Bonucci ka thënë se Milanit i mungon karakteri dhe vetëbesimi, gjersa e ka mbrojtur trajnerin Vincenzo Montella.
Milan përsëri barazoi 0-0 me AEK Athens mbrëmë në Evropa Ligë, transmeton Express.
“Dy ndeshjet kundër AEK ishin të çuditshme, sepse ata shpesh na markonin një me një”, ka thënë Bonucci për Sky Sport Italia.
Ai ka theksuar se Milan e dinte se do të ishte e vështirë dhe se tani do të fokusohen në ndeshjen me Sassuolon në Seria A.
Por, italiani beson se Milan ka skuadër të mirë vetëm se i mungon një cik karakter dhe vetëbesim.
“Shoh shumë cilësi në këtë skuadër, por neve na mungon pak karakter dhe vetëbesim për të marrë më shumë përgjegjësi kur e kemi topin në këmbë”, ka shtuar ai. /Express/