Leonardo Bonucci erdhi si përforcim i madh në Milan nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi italian u emërua edhe kapiten i “Rossonerëve”.
Por, përkundër pritshmërive të mëdha, paraqitjet e tij deri më tani gjatë këtij sezoni nuk janë në nivelin e atyre që bënte te ish-skuadra e tij, Juventus.
Trajneri Vincenzo Montella e ka kritikuar hapur paraqitjen e tij dhe mënyrën si këshilloi ekipin në duelin ndaj Rijekës në Europa League.
Bonucci ka marrë thirrje të përmirësohet para ndeshjeve të ardhshme në Serie A.