Juventusi po punon për të siguruar qëndrimin e dy yjeve për më shumë vite në Torino.
Zërat e medieve se Leonardo Bonucci dhe Paulo Dybala mund të largohen nga Juventusi në drejtim të ndonjë skuadre tjetër, kanë alarmuar drejtuesit e kampionëve të Italisë, të cilët kanë nisur punën për rinovimin e kontratave të dy futbollistëve.
Siç raporton e përditshmja italiane Tuttosport, Bonuccit i është ofruar një kontratë deri në vitin 2021 dhe një rritje page prej 4.5 milionë eurove në vit.
Juve po ashtu nuk dëshiron që të lejojë largimin e Dybalas, për të cilin ka shprehur interesim Barcelona dhe do t’i ofrojë atij një zgjatje kontrate ku ai do të përfitonte 5 milionë euro në vit.
Dybala është transferuar te ‘Zonja e Vjetër’ në verën e vitit 2015 dhe në sezonin e parë me Juventusin ka realizuar 20 gola.