Sport

Bonaventura do të mungojë 2-3 javë

Mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura do të jetë jashtë fushave për dy apo tre javë për shkak të një lëndimi muskulor, raporton “Milan RV”.

Mesfushori është lënë jashtë përzgjedhjes së trajnerit Vincenzo Montella për ndeshjen ndaj Chievos.

Është raportuar se reprezentuesi italian ka pësuar lëndimin muskulor afër pjesës së gjurit dhe kjo kërkon që futbollisti të merr një trajtim mjekësor prej dy apo tre javësh.

Bonaventura, i cili ishte transferuar te Milani nga Atalanta në vitin 2014, është paraqitur në 13 ndeshje për gjigandin italian gjatë këtij edicioni dhe ka realizuar 1 gol dhe 1 asistim.

Mesfushori pritet t’i mungojë Milanit në ndeshjet ndaj Juventusit, AEK-ut dhe Sassuolos, kurse mbetet në dyshim edhe për sfidën ndaj Napolit./Zëri