Përveç energjisë që e karakterizon si në skenë edhe në jetë këngëtarja Aurela Gaçe ka dhe një sens të spikatur humori.
Gjatë një interviste për moderatorin Labinot Gashi, ajo është ka treguar një nga shakatë që ajo ka bërë në dasmën e saj. Ajo ka treguar se ka kënduar në dasmën e saj në pjesën më të madhe të kohës dhe më pas ka bërë një deklaratë që i ka habitur të gjithë të pranishmit.
Këngëtarja është shprehur se është e vetmja nuse që ka në dasëm edhe burrin edhe dashnorin. Pas një heshtje të gjatë ka qenë aktori Agron Llakaj, i cili ka qeshur lënë më pas të kuptohej se Aurela i referohej këngëtarit Dashnor Diko.