Sport

Boksieri irlandez me historinë më emocionuese në “Rio 2016” (Foto)

Boksieri irlandez Majkëll Konlan u eliminua në gjysmëfinale nga rusi Vladimir Nikitin, por në fund nuk doli pa medalje nga Lojërat Olimpike.

Konlan garoi në peshën 56 g dhe paraqitja që ai bëri ndaj rusit nuk i largoi fansat e tij, përkundrazi.

Mëdiat ndërkombëtare shkruajnë se një djalë 5-vjeçar vendosi t’i dhurojë medaljen e tij. Edhe pse jo një medalje ari, për irlandezin ishte medalje ngushëllimi, mbështetjeje.

Veprimi i vogëlushit është treguar nga nëna e tij edhe në “BBC”. Medaljen ai e kishte fituar në një ditë sporti me shkollën në Swords dhe i kërkoi motrës 9 vjeçe që të shkruante letrën.

Letra

“Përshëndetje, Majkëll. Quhem Finn Mc Manus dhe jam 5 vjeç. Pashë ndeshjen tëndenë Rio dhe ti duhet të ishe fituesi sepse je boksieri më i mirë në botë. Dua që ti të marrësh medaljen time, sepse je ti fituesi. Shpresoj që të pëlqejë”, përfundon letrën 5-vjeçarit.
medaglia-khd-U160798452495oz-620x349@Gazzetta-Web_articolo-470x265