Kevin Boateng ka shfrytëzuar El Clasicon e mbrëmshme për t’u tallur me Barcelonën dhe për të lavdëruar Cristiano Ronaldon
Mesfushori i Las Palmas, Kevin Boateng, mendon se Barcelonës tashmë është duke i munguar Neymar, i cili për 222 milionë euro kaloi në PSG.
Ai, po ashtu, ka kërkuar edhe respekt më të madh për Cristiano Ronaldon, si dhe insiston se nuk kishte të bënte asgjë penalltia e Luis Suarez.
“A po ju mungon Neymar? Vetëm po pyes”, shkroi fillimisht Boateng në Twitter.
“Hahahahahaa Ronaldo, ai është aq i mirë dhe ju duhet ta respektoni”.
“Kurrë nuk ishte penallti”, shkroi në fund. /Express/