Jerome Boateng mund të transferohet në Premierligë
Mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, nuk e ka të sigurt të ardhmen në “Allian Arena”, i cili shprehu pakënaqësinë e tij në fund të sezonit, duke thënë se do ta shqyrtojë të ardhmen nëse nuk i premtohen më shumë minuta.
Sipas asaj që raporton Daily Mail, Chelsea ka pyetur Bayern Munichun për mbrojtësin gjerman, megjithëse Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë pothuajse çdo mundësi të largimit të Boatengut nga kampionët.
“Blutë e Londrës” kanë prioritet mbrojtësin e Southamptonit, Virgil Van Dijk, por janë duke u përgatitur edhe për opsione tjera, një ndër to është Boatengu.
28 vjeçari ka bërë vetëm 13 paraqitje në Bundesliga këtë sezon, 21 në gjitha garat, por ka qenë edhe i lënduar për një kohë. /Express/