Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, G-Power, sjell modelin e saj të ri të modifikuar BMW M4 në version Competition.
BMW M4 Competition ka motor 3.0-litër me gjashtë cilindra i përforcuar në 600 kuajfuqi, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, vjen edhe me paketën për aerodinamikën, set të ri të rrotave nga alumini me diametër prej 21-inç, amortizatorët sportiv të modifikuar, sistemin e shkarkimit të gazrave nga titani, si dhe interier të modifikuar sipas dëshirës së blerësit.
Shpejtësinë maksimale ky model e arrin deri në 320 kilometra në orë.
Çmimi i këtij M4 Competition është 30 mijë euro.



