Sport

Bllazheviq: Kosova do të na turpërojë në Shkodër

Çiro Bllazheviq i frikësohet Kosovës, sidomos pas paraqitjes ndaj Finlandës

Trajneri Çiro Bllazheviq, mendon se Kroacia do ta ketë shumë të vështirë përball Kosovës nëse vazhdojnë me këtë paraqitje.

Bllazheviqit nuk i pëlqen aspak Mandzukici, sipas të cilit “ai vetëm rri si fantazmë dhe pret topat që s’i vijnë kurrë”, dhe nëse vazhdojnë më këso paraqitje, do ta ketë të vështirë edhe përballjen me Kosovën në Shkodër.

“Nëse do të kishim të bënim me fatin që ka Çaçiq, deri tani do të ishim kampion bote. Por jo, nuk kemi të bëjmë me fat, por me paaftësi e panjohuri. Në Shkodër kundër Kosovës, me këtë formacion e me këtë mënyrë të udhëheqjes së ekipit, nuk do të kalojmë mirë”, ka theksuar Bllazheviq.