Si rrallë herë, artistë të njohur të estradës shqiptare ishin mbledhur së bashku në një festë të mrekullueshme ku nikoqir ishte këngëtari i njohur Mehdin Pergjeqaj-Meda.
Meda kishte organizuar një festë të madhe të synetisë së dy djemve të tij Aldionit e Lorisit, transmeton Gazeta Express.
Të gjithë të pranishmit ishin argëtuar shumë e natyrisht shumë prej tyre edhe janë dehur.
Këtë po e thotë edhe vetë këngëtari i njohur Blero i cili ishte mysafir në festën e familjes Pergjeqaj.
Blero përmes një fotografie që ka postuar në profilin e tij në Instastory tregon se te Meda ka pasur një festë të çmendur madje edhe është dehur.
E një ditë më pas Blero tregon një mënyrë se si të largojë pijen e që mënyra më e mirë për këtë del të jetë fitnesi.
“Mas ni nate te qmendur te @mehdin_pergjeqaj. Vec qashtu heket pija”.
Ndryshe kjo verë ishte tejet e nxehtë për Bleron me projekte, mbrëmje e koncerte të shumta./Gazeta Express/