Këngëtari i njohur Blero Muharremi që kur ishte bërë baba kishte dëshmuar për fansat e tij se është shumë i përkushtuar ndaj vajzës së tij Tarës.
Këtë më së miri keni pasur mundësi ta kuptoni përmes fotografive që ai poston e ku shihet shumë shpesh me Tarën, transmeton Gazeta Express.
Blero dhe Teuta tashmë të dy kanë jetë të ndryshme.
Por pavarësisht kësaj, Blero nuk e lë anash vajzën e tij të cilën shumë shpesh e merr pranë vetës dhe i realizon asaj çdo dëshirë.
E së fundmi Tara e vogël ka vendosur ta befasojë babin e tij me një dhuratë e cila e ka gëzuar shumë Bleron.
Tara i kishte bërë një vizatim Bleros, kështu edhe duke i lënë një mbishkrim tejet të ëmbël.
“Babi të dua shum”, kishte shkruar Tara ku edhe kishte vizatuar një zemër dhe një ylli.
Kjo gjë padyshim e ka gëzuar aq shumë Bleron, saqë ai nuk ka hezituar ta ndajë këtë me të gjithë fansat e tij.
Blero e kishte fotografuar këtë vizatim dhe e kishte postuar në profilin e tij në Instastory.
Këngëtari i njohur Blero pak javë më parë kishte publikuar projektin e tij më të ri “Për ty”, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Muharrem Ahmeti./Gazeta Express/