Një ditë më parë këngëtarja e njohur Elvana Gjata kishte publikuar projektin e saj të fundit me të cilin synon të pushtojë edhe tregun ndërkombëtar.
“Forever is over”, titullohet kënga më e re nga Elvana e cila është punuar nga Poo Bear producenti i këngëtarit të famshëm Justin Bieber, transmeton Gazeta Express.
Kjo këngë që nga momenti i publikimit është pëlqyer shumë nga të gjithë fansat e saj.
Por jo vetëm fansave.
Kjo këngë po pëlqehet edhe nga vetë kolegët e saj.
Është ky këngëtari Blero i cili tregon se po e pëlqen shumë këtë këngë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografi që ka postuar Blero në profilin e tij në Instagram.
“#elvanagjataaaa suksese , love the song”, kishte shkruar Blero.