Sport

Blerja e Lucas nga Bayerni e dërgon Alaban te Barcelona

Transferimi i Lucas Hernandez nga Bayern Munich, i ka hapur derën e largimit mbrojtësit austriak, David Alaba.
Bayern Munich të mërkurën pasdite ka njoftuar se ka paguar klauzolën prej 80 milionë euro për Lucas Hernandez, mbrojtësin francez të Atletico Madrid.

Transferimi i Hernandez ka hapur shumë spekulime për të ardhmen e Alaba.

Është Barcelona që po kërkon 26 vjeçarin, për t’i rritur konkurrencën Jordi Albas në krahun e majtë.

Por, për të arritur te Alaba, Barcelona duhet të fitojë garën me Arsenal, që po ashtu po kërkon reprezentuesin e Kombëtares së Austrisë./Lajmi.net/