Real Madrid ka mbyllur marrëveshjen me Lyon për transferimin e Ferland Mendy, i cili do të veshë fanellën e bardhë që nga ky sezon, e deri në vitin 2025, pasi ka firmosur kontratë 6-vjeçare.
Këto janë informacionet e fundit që vijnë nga Spanja, teksa mediet më të mëdha në vend si: “AS” dhe “Marca” kanë raportuar këtë të martë njëzëri, se klubi madrilen e ka mbyllur kalimin e mbrojtësit të majtë për shumën e 55 milionë eurove.
23-vjeçari do të niset direkt drejt Madridit, aty ku do të vihet nën urdhrat e Zinedine Zidane, një lojtar që vetë trajneri francez e ka kërkuar, por mbetet në dilemë e ardhmja e Marcelo, sepse përforcimi i ri luan pikërisht në rolin e brazilianit.
Kujtojmë që kjo do të jetë goditja e dytë e Real Madridit në merkato, pasi më herët firmosën me mbrojtësin Militao, që erdhi nga Porto për 50 mln euro.