Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci do të jetë shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zyra e kabinetit të kryetarit Veseli.
Stavileci në dy mandatet e kaluara qeveritare ka mbajtur poste ministrore. Fillimisht ai ishte ministër i Bujqësisë, ndërsa në qeverinë Mustafa ka qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik. /Express/