Dita e sotme ishte ditë e mërzisë për familjen Qereti.
Këngëtarja jonë e dashur dhe shumë e pëlqyer Bleona Qereti sot gjatë ditës ka humb një person të familjes, xhaxhin e saj të cilin ajo e donte aq fortë
Për lajmin e hidhur Bleona ka qenë ajo e cila ka njoftuar ndjekësit e saj në rrjetin social instagram.
Ku në një foto që e ka hedh në po të njëjtin rrjet social, ajo shihet me xhaxhin e saj tashmë të ndjerë. Ndërsa foton e shoqëron me këto fjalë pikëlluese: “RIP Axha Dat! Love you Ngushellimet e mia me te perzemerta gjithe familjes Qereti. myfavoriteuncle”, transmeton “Kosovarja”.
Ndërsa në anën tjetër nuk kanë munguar komentet ngushëlluese për Bleonën dhe familjen Qereti nga fansat e këngëtares. Ne ua sjellim fotografinë që Bleona Qereti shihet me xhaxhin e saj të ndjerë dhe fjalët që ajo ia dedikoi atij.