Nga një lojë u ndez një qoxha sherr në median rrozë…
Këngëtarja Bleona Qereti u shpreh shumë e indinjuar pasi emri i saj u përmend në lojën ‘Shiko kush luan’ ku aktorit Gent Hazizi e bëri çift me Flori Mumajesin.
Pavarësisht se ajo ishte thjesht një lojë dhe kjo u sqarua paraprakisht Bleonës nuk i ka pëlqyer aspak.
“Mjekër cjap, pordhac, aktor i dështuar”,ishin këto vetëm disa nga ofendimet që Bleona i adresoi aktorit.
Vetëm pak orë më pas, Hazizi ka reaguar me anë të një statusi të bërë në Facebook-un e tij: Ndërkohë që i kërkon falje Bleonës, ai shkruan: “Bleona Qereti: Ti je endrra ime qe nga femijeria si këngëtare e madhe, je endrra e te gjithe shqiptarëve kudo qe jane si nje profesioniste e shkelqyer e muzikes, je endrra e te gjithe meshkujve shqiptarë per sensualitetin femeror. Ndjese! Ndjese!
Ne spektaklin “Shiko kush luan” u permende ne nje loje qe emisioni ben per nder te VIP-ve.Te ftoj te kuptosh se çfare mendoj per ty ne premieren time “Çfare do behem kur te rritem?”, stand up comedy, ne Teatrin Kombetar ne datat 20,21,23,24,25 dhjetor ora 18:00 .Tperqaf! Eja ne Teater!”, shkruan Gent Hazizi. /Gazeta Express/