ShowBiz

Bleona Qeret e nxjerr në shesh, po Ermal Mamaqi nuk i kursen një thumb (Foto)

Këngëtarja e famshme Bleona Qereti u ritkthye fuqishëm në rrjetet sociale me një foto nude.

Ajo ka bërë të gjithë të flasin edhe pse për të nuk është hera e parë që ‘i nxjerr në shesh’. Pikant ishte dhe komenti i saj krah fotos.

“Jam duke ecur përpara në jetën time, e vetmja herë do të kthej kokën pas është për të marrë të pasmet e mia në pasqyrë,”-shkruan Bleona.

Por një prej miqve të saj Ermal Mamaqi nuk mund të qëndronte larg kësaj fotoje pa reaguar.

Ai si gjithmonë ka shkaktuar humor me komentin e tij.

‘Sa i bukur ky fustani me viza…’ ka shkruar Ermali ndërsa Bleona duket se i ka kthyer një përgjigje të thatë. /Gazeta Express/

the authorE B