Bleona Qereti edhe një herë ka treguar shpirtin e saj narcizoid.
Bukuroshja shqiptare e cila po tenton që tash e sa kohë të shpërthejë në skenën botërore, pretendon se ajo po kopjohet nga yje të mëdha botërore.
Në një video që Bleona ka publikuar në rrjetin social Instagram, shihet se si ajo krahason veshjen e emrave si Jennifer Lopez, Rihanna dhe Nicki Minaj me veshjen e saj.
“Ajo që i vë trendet”, ka shkruar Bleona në Instagram, duke pretenduar se tjerat po e kopjojnë.
Ndryshe, Bleona Qereti ka dështuar që të depërtojë në skenën botërore të muzikës përkundër përpjekjeve për ta bërë këtë.
Bukuroshja lansoi një seri të këngëve të cilat nuk arritën të marrin vëmendjen e pritur në skenën botërore të muzikës.
Këngëtarja shqiptare vazhdon të jetë “single” dhe pa të dashur, ndonëse ishte ndarë tash e sa kohë nga bashkëshorti, Ganiu. /Telegrafi/





















