Trajneri francez Laurent Blanc pritet që gjatë kësaj verë t’i kthehet zejes së tij.
Tekniku francez, i cili sezonin e kaluar drejtoj PSG-n kërkohet nga klubi gjerman, Borussia Dortmund.Mediat gjermane shkruajnë se krerët e Dortmundit janë të interesuar që ‘timonin’ e skuadrës për sezonin e ardhshëm t’ia besojnë Blanc-ut.
Thuhet se tashmë Dortmundit ka kontaktuar me francezin, dhe marrëveshja mes dy palëve mund të arrihet shumë shpejtë. /KosovaPress/