Aeroplanmbajtësja më e shtrenjtë në historinë amerikane nuk ka dhënë rezultatin e shumëpritur.
“USS Gerald R.Ford”, aeroplanmbajtësja amerikane ka kushtuar shifrën e pabesueshme të 12,9 miliardë dollarëve, por ka ngecur në testimet e para.
Sipas zyrtarëve të marinës amerikane, avionët kanë probleme me pistën, qoftë në nisjen e fluturimit, qoftë në zbritje.
Megjithëse anija më e shtrenjtë në histori, ajo ka ende shumë punë për të qenë perfekte.
Aeroplanmbajtësja ishte programuar të niste punë në 2014, por tanimë është shtyrë për në nëntor të këtij viti.





