Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri është parë shumë i tensionuar pas ndeshjes së mbrëmshme, ku u eliminuan nga Reali në minutat shtesë me një gol të diskutueshëm.
Tekniku italian është filmuar nga dritarja e autobusit duke zhvilluar një bisedë dhe dukej shumë i nervozuar në ato momente.
Një penallti e akorduar në fund të ndeshjes eliminoi Juven, në kohën kur pritej që ndeshja të shkonte me vazhdime. /IndeksOnline/