Sport

I biri i Ronaldos, merr ftesë nga Brazili

attends the Preliminary Draw of the 2018 FIFA World Cup in Russia at The Konstantin Palace on July 25, 2015 in Saint Petersburg, Russia.

Brazili ka në formacion një tjetër Ronaldo. Ronald Nazario de Lima, djali i madh i legjendës së Real Madrid dhe Brazilit, është ftuar që ta përfaqësojë këtë vend në U-18 në Lojërat e Maccabiah në Izrael për këtë vit, shkruan Goal.

Babai i tij, Fenomeni II, ka 62 gola në 98 paraqitje për kombëtaren si dhe ka qenë pjesëmarrës në dy Kupa Botërore fituese në ekipin e seniorëve.Ronaldo ka shkruar një mesazh mbështetës për të birin por edhe ekipin kombëtar.“Ky është ekipi përfaqësues i Brazilit në World Maccabiah 2017”, ka shkruar Ronaldo i vjetër.

“Një përqafim special për të birin tim Ronald Lima që është në ekipin nën 18 vjet”.“Shumë fat djema! Përpara për Brazilin”, ka shtuar ai.Në lojërat e 20-ta në Makabi do të shfaqen dhjetë mijë sportistë nga 85 vende të botës në 45 sporte të ndryshme.