Lucas Biglia duket më afër Milanit, pasi tha se “nuk e di” nëse do t’i bashkohet Lazios në parasezon.
Lucas Biglia duket shumë më afër Milanit. Mesfushori argjentinasi duket se mezi po e pret transferimin në “San Siro”.
I pyetu nga Calciomercato nëse do të udhëtojë për stërvitje me pjesën tjetër të ekipit në Auronzo di Cadore pasi arriti në Romë të hënën në mëngjes, ai u përgjigj: “A do të shkoj? Nuk e di”, tha mesfushori, sinjale këto se mund të transferohet në Milan.
Raportohet se agjenti i Biglias do të udhëtojë në Milano të martën për të diskutuar me Rosonerët për transferimin e argjentinasit.
Lazio nuk dëshiron të dëgjojë oferta nën 20 milionë euro, derisa Milani ka ofruar 15 milionë euro. /Express/