ShowBiz

Bigi po shkon te burri, këto janë detajet!

Ndër vite, Big Mama krahas detajeve të tjera gjithmonë ka pasur një pikëpyetje mbi jetën private.
Vitet shkonin por ajo duket të mos e gjente princin e ëndrrave të saj, fakt të cilin edhe në televizion e pranonte me sportivitet.

Por, kismetit nuk ka si t’i ikë as Bigi e cila do martohet në muajin shtator.

E Prive.al ka arritur të mësojë se pikërisht në javën e parë të këtij muaji ajo edhe do të organizojë festën e vajzave, të njohur si kanagjeqin në Maqedoni.

Pasi një verë të tërë e kaloi duke performuar nëpër festa të llojit të ngjajshëm, rradha është për Bigin që të jetë vetë protagoniste.

the authorE B