Këngëtarja e njohur Big Mama këtë vit ishte pothuajse ndër këngëtaret më të komentuara në mediet rozë.
Kjo për faktin pasi që Bigu mori gjithë vëmendjen që kur para disa muajve realizoi operacionin për zvogëlimin e lukthit, transmeton Gazeta Express.
Që nga ajo kohë, Bigu kishte habitur të gjithë fansat e saj ku ditë pas dite ajo dukej çdo ditë e më seksi.
Tashmë ajo ka arritur peshën e dëshiruar dhe duket tejet seksi.
Së fundmi Bigu është duke marrë pjesë në emisionin “Ces’t de la vie”.
Në paraqitjen e fundit, Bigu është paraqitur me veshje tipike tradicionale, me dimi e jelek në të cilat duket shumë bukur.