Artistja po i befason fansat e saj.
Këngëtarja dhe prezantuesja Big Mama i ka mahnitur të gjithë me ndryshimin në pamjen e saj, pas operacionit që ka bërë në Turqi për zvogëlimin e lukthit.
Big Mama çdo ditë e më tepër po e shfaq ndryshimin e saj në fotografitë që vazhdimisht po i sjellë në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv
Në fotografinë e fundit që ka publikuar Big Mama duket më ndryshe madje edhe në fytyrë, nga kjo vërehet se pesha që ka humbur po shfaqet jo vetëm në trup.
Ndryshimin e artistes po e përshëndesin vazhdimisht fansat e saj.