Tech

Bie numri i shitjes së iPhone

Apple njoftoi të martën mbrëma për një rënie të papritur në shitjet e iPhone për tremujorin e dytë.

Kompania nxiti programin e kthimit të kapitalit me 50 miliardë dollarë, duke rritur autorizimin e riblerjes së aksioneve me 35 miliardë dollarë dhe duke rritur dividentin e tij tremujor me 10.5 për qind.

Apple shiti 50.76 milionë iPhone në tremujorin e dytë fiskal të tij që përfundoi më 1 prill, nga 51.19 milionë një vit më parë.

Analistët mesatarisht kishin vlerësuar shitjet e iPhone prej 52.27 milionë, sipas të dhënave financiare dhe firmës analitike FactSet.

Apple zakonisht lanson iPhone të ri në shtator. Modeli i radhës iPhone në 10-vjetorin e Apple mund të ketë karakteristika të tilla si mbushja me valë, njohja e fytyrës 3-D dhe një ekran i lakuar, transmeton KosovaPress.

Kompania parashikon të ardhurat totale prej 43.5 miliardë dhe 45.5 miliardë dollarë për tremujorin e tanishëm, ndërsa analistët mesatarisht prisnin 45.60 miliardë dollarë.

Të ardhurat neto të kompanisë u rritën në 11.03 miliardë dollarë, ose 2.10 dollarë për aksion, në tremujorin e dytë, nga 10.52 miliardë dollarë, ose 1.90 dollarë për aksion, një vit më parë.

Analistët mesatarisht kishin pritur 2.02 dollarë për aksion. Të ardhurat u rritën 4.6 për qind në 52.90 miliardë dollarë në tremujor, krahasuar me vlerësimin mesatar të analistëve për 53.02 miliardë dollarë.