ShowBiz

Beyonce ofron ndihmë për viktimat në Houston (Foto)

Këngëtarja e famshme Beyonce ka premtuar se do ndihmojë sa më shumë njerëz nga Uragani Harvey në Houston.

“Unë bëj lutje vazhdimisht për të gjithë ata që janë prekur nga uragani dhe për shpëtimtarët që kanë qenë shumë të guximshëm dhe të vendosur,” tha Beyonce.

Zyrtarët vlerësojnë se më shumë se 30.000 banorë kanë nevojë për strehim. Të paktën nëntë persona kanë vdekur në zonën e Houston, transmeton Gazeta Express.

Yje të tjerë, përfshirë Kim Kardashian West dhe Kevin Hart kanë premtuar gjithashtu se do të ndihmojnë.

Beyonce në profilin e saj në Instagram kishte postuar një fotografi duke thënë se lutet për të gjithë banorët duke paraqitur me një flamur të Teksasit.

Ndërkohë, Kim Kardashian West tha se ajo, motrat e saj dhe nëna e tyre po dhuronin 500,000 dollarë duke shkruar: “Hjuston po lutemi për ty!”

Ndryshe, Uragani Harvey është uragani më i fuqishëm që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 2005. Ai goditi së pari brigjet e Teksasit në natën mes të premtes dhe të shtunës, me erëra me fuqi prej mbi 200 kilometra në orë./Gazeta Express/

the authorE B