Këngëtarja e njohur Beyonce pak para lindjes së binjakëve të saj ka organizuar një festë për të cilën iu uron mirëseardhje fëmijëve të saj.
Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z mblodhën miqtë e të afërt të shtunën për të festuar ardhjen e afërt të binjakëve.
Ylli Beyonce dhe Jay Z festuan në një ambient krejtësisht ndryshe, transmeton Gazeta Express.
Beyonce shihet e veshur me një fustan e vetëm në sytjena, një palë vathë ngjyrë ari dhe një shall mëndafshi në kokë, duke treguar barkun e saj të fryrë.
Por ajo që bie në sy është se Beyonce kishte bërë një tatuazh në barkun e saj.
Festa e organizuar u mbajt në një vendbanim privat në Beverly Hills ku mysafirë ishin Serena Williams, Tina Knowles, La La Anthony, Vanessa Bayer.
Kjo festë në bazë të këtyre fotografive ngjanë shumë në festat afrikane.
Beyonce 35-vjeçe dhe Jay Z, 47 presin binjakët pas pesë viteve nga lindja e vajzës Blue Ivy.
Më vonë ajo ndau disa foto mahnitëse bardhë e zi në Instagram./Gazeta Express/