ShowBiz

Bessi, Gon Haziri dhe DJ Sonik sonte performojnë në festivalin “Air Field Festival” (FOTO)

Tre të rinjtë shqiptar sonte pas mesnate do të performojnë në festivalin “Air Field Festival” në Rumani.

Besmir Bajgora – Bessi, njihet si krijuesi i hitit remix “Nëntori” nga Arilena Ara, ku sonte së bashku me Gon Haziri dhe Dj Sonik do të performojnë para popullit rumun, shkruan Sovrani.info

Ky festival është një nga më të mëdhenjtë në Evropë, ku marrin pjesë producentët më të mirë të botës së muzikës.

Treshja e njohur shqiptare, përveç këngës “Nëntori” kanë krijuar dhe remix-e të këngëve si Yll Limani – Ke pi sonte shumë, Adelina Emini – Përvjetori, Luar – Gjithmonë.

Kujtojmë se pjesë e këtij festivali do të jetë edhe këngëtarja e njohur INNA./Sovrani.info

the authorE B