Sport

Besohet se është arritur një marrëveshje për kalimin e Griezmannit te Atletico

Raportohet se Barcelona ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Antoine Griezmannin e Atletico Madridit.

Francezi ishte afër të largohej nga klubi spanjoll gjatë verës së 2017, por transferimi i tij te një klub tjetër u ndalua për shkak se Atleticos iu ndalua të blejë lojtarë dhe kështu zëvendësimi i 26-vjeçarit ishte i pamundur.

Sipas të përditshmesh spanjolle Sport, është arritur një marrëveshje verbale mes palëve për kalimin e Griezmann gjatë verës në Camp Nou.

Ish-sulmuesi i Real Sociedadit ka një klauzolë prej 200 milionë eurosh, por që kjo shifër nuk shikohet si problem nga Barça.

Në 32 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 10 asistime.

Griezmann realizoi het-trik në ndeshjen e fundit ndaj Sevillas, rezultati përfundimtar i të cilës ishte 2-5.