Kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri e Bekë Berisha, i kanë siguruar ulëset në Kuvendin e Kosovës.
Indeksonline nga burime mëson se që të dy kandidatët kanë fituar mbi 10 mijë vota. Mbetet të shihet se kush do të jenë deputetët tjerë nga kjo parti, që do të zënë vend në Kuvend.
Kujtojmë se procesi i numërimit të votave ka përfunduar, ndërsa sipas kryetarës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura pas tre javësh. Pasi nuk janë numëruar ende votat me kusht, e ato nga diaspora. /Indeksonline/