ShowBiz

Besi, Loriku dhe Bogdani bashkë “kundër” Edi Ramës (Foto)

Kohët e fundit Kryeministri Edi Rama ka qenë aktiv në rrjete sociale edhe sa i përket foto-montimeve të ndryshme të cilat i shpërndan në faqen e tij në Facebook.

Ashtu ka vepruar edhe me këtë foto në të cilën i kanë vendosur një shami të bardhë në kokë. Megjithatë duket se kjo ka nxitur fantazinë e aktorit të “Portokallisë” Bes Kallaku “për ta sfiduar” me një foto të ngjashme. Ai së bashku me dy futbollistët e njohur shqiptar Lorik Cana dhe Erjon Bogdani kanë vendosur shami në kokë duke shkruar krahas fotos: “Diss”./Gazeta Express/

the authorE B