Sport

Besart Berishen e kërkuan dy super-klube evropiane, ja cilat janë ato

Ish-ylli i Burnleyt, Besart Berisha, ka treguar se ka pasur mundësi t’i bashkohej ose Manchester Unitedit ose Liverpoolit para se të vazhdonte për në Clarets. Ylli që ka 17 paraqitje për kombëtaren e Shqipërisë, është zhvendosur në Turf Moor verën e vitit 2007, pasi që një lëndim bëri që të mos paraqitej asnjëherë gjatë kohës në East Lancashire.Berisha, i cili ende është vetëm 31 vjeç dhe po shpërthen me gola për skuadrën australiane të Ligës A, Melbourne City, pranon se gjërat kanë mundur të jenë krejt ndryshe.

Berisha u paraqit për Shqipërinë kundër Anglisë “B” në një miqësore në Turf Moor. Edhe pse Tre Luanët mposhtën Kuqezinjtë me rezultat 3-1, ishte 21 vjeçari Berisha asokohe ai që u shqua në ndeshje, duke u bërë tema kryesore e mediave të asaj kohe, transmeton Koha.net.

Një Berishë biond shpërtheu përmes mbrojtjes angleze nga thellësia dhe lëshoi një goditje të fuqishme duke goditur shtyllën si shenjë paralajmërimi, para se të mposhtte Scott Carsonin e Anglisë pas një depërtimi gjithashtu të fuqishëm në brendësi.

Makina e golave të Ligës A të Australisë dukej se ishte sulmuesi i duhur që çdo skuadër e Premier Ligës Angleze do ta dëshironte, duke qenë se Ledley King dhe bashkë-mbrojtësit tjerë e kishin të pamundur ta ndalonin atë.

Dhe për befasinë e askujt, telefoni i agjentit të Berishës s’pushoi pas ndeshjes. “Luajta kundër Anglisë, një ndeshje e pabesueshme. Isha në top-formë”.

“Më kujtohet se si të gjitha klubet e Premier Ligës më kërkonin, por Burnley u tregua më i shpejti”, ka thënë Berisha për faqen zyrtare të Ligës A.

“Por kam dëgjuar se edhe klube tjera kanë shprehur interesim. Menaxheri im më ka thënë diçka për Manchester Unitedin dhe Liverpoolin… se kanë qenë të interesuar”, thotë Berisha.

“Më kujtohet, isha në top formë asokohe. Po luaja për Hamburgun atë kohë dhe isha supe ri fuqishëm. Por nënshkrova me Burnleyn një kontratë tre vjeçare sepse trajneri [menaxheri skocez, Steven Caldwell] më dëshironte dhe mua më pëlqeu stadiumi [Turf Moor]. Për mua ishte mrekulli dhe më pëlqenin përkrahësit special të Burnelyt. E adhuroja atë kohë”, është shprehur Berisha.

Kujtojmë se Berisha tashmë ka vendosur të luaj për përfaqësuesen e Kosovës, ndonëse ende nuk është paraqitur në asnjë ndeshje dhe nuk pritet të paraqitet as në përballjen me Kroacinë e as me Ukrainën.