Besa ka shënuar fitoren e dytë në Superligë duke mposhtur Ferizajn, ndërsa Feronikeli është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë, kësaj radhe Gjilanin
Besa ka shënuar fitoren e dytë në ndeshjen e dytë të Superligës së Kosovës në futboll, ku ka mposhtur Ferizajn me rezultat 2:0.
Golin e parë për Besën e shënoi Mirsad idrizi (autogol) dhe të dytin Qemajl Elshani.
Kampioni në fuqi Feronikeli, ka pësuar edhe humbjen e dytë në dy ndeshje, pasi është mposhtur 2:1 nga Gjilani në udhëtim.
Gjilani kishte shënuar golin e parë me anë të Isa Eminhazirit, ndërsa në pjesën e dytë mysafirët e kanë barazuar rezultatin me golin e Besnik Krasniqit.
Por, vetëm pak minuta para se të përfundonte ndeshje, në skenë doli Betim Haxhimusa, i cili shënoi golin e dytë dhe të fitores.
Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:
Trepça ’89 – Drita 1:0
Llapi – Trepça 1:1
Hajvalia – Drenica 0:1
Besa – Ferizaj 2:0
Gjilani – Feronikeli 2:1