Etrit Berisha mund të transferohet në Napoli gjatë kësaj vere
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha mund të bëjë një hap të madhe në karrierë gjatë kësaj vere.
Ai mund të transferohet te skuadra e njohur nga Serie A, Napoli, shkruan radios “Kiss Kiss Napoli”, përcjell Express.
Ish portieri i 2 Korrikut dhe Kulmarit shihet si pasardhës i Pepe Reinas, i cili pritet të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere.
Berisha, i cili ishte i huazuar te Atalanta në sezonin e fundit, është nën kontratë me Lazion. Atalanta ende nuk ka vendosur nëse do ta blejë Berishën.
Atalanta ka kohë deri më datë 19 qershor për të blerë kartonin e shqiptarit, sipas marrëveshjes së huazimit me Lazion.
Në të kundërt Berisha do të kthehet te Lazio dhe nga ai moment mund të fillojë negociatat me Napolin për këtë lëvizje të mundshme. /Express/