Aktuale

Berisha thotë se koalicioni PAN e nxjerr Kosovën nga rrethi vicioz

Anton Berisha, anëtar i Kryesisë se AAK-së dhe kandidat për deputet nga ky subjekt ka thënë se krijimi i koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA ishte një zgjedhje që duhet ta nxjerr Kosovën nga rrethi vicioz dhe një mundësi qe Haradinaj, sipas tij, t’i bëj realitet synimet për kompletimin e shtetndërtimi.

Në një shkrim në llogarinë e tij në ‘Facbook’, Berisha ka bërë me dije se duke qenë anëtar i kryesisë qendrore të AAK-së dhe me përvoje politike e diplomatike e të një teknokrati, kandidimi i tij është i nënkuptueshëm.

“Në këtë listë kandidatësh, AAK-ja respektivisht koalicioni PAN, më kanë renditur në pozitën me numër rendor 94.

Nuk jam marrë me kriteret e rangimit qofshin ato të natyrës objektive apo subjektive ngase në sistemin me lista të hapura me rëndësi është besimi i qytetarëve dhe respektimi i vullnetit të tyre.

Unë, jam këtu historikisht, siç do të thoshte Ali Podrimja, i lidhur këmbë e duar me skamje, vuajtje e vdekje – ka ardhë koha të jem i lidhur me shtetin e mirëqenies, përparimit e gjallërisë. Po, Kosovë – unë jam ashti Yt!”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

the authorE B