Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha ka reaguar pas lajmit se në Klinikën ostetrike Gjinekologjike, Vahide Tasholli nga Ferizaj ka lindur foshnjën në korridor, duke thënë se ky lajm është tronditës për çdo qytetarë.
Ai në facebook ka shkruar se lajmi i rastit të nënës dhe foshnjës në Klinikën Gjinekologjike në QKUK, tronditës për çdo qytetarë.
“Raportet dhe informacionet që vijnë janë vërtet shqetësuese. Autoritetet të marrin masa menjëherë. Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punëve të brendshme të japin sqarim urgjent rreth të vërtetës. Foshnjës dhe nënës shërim sa më të shpejt. Shteti tu qëndrojë pranë në trajtim të mëtejmë jashtë vendit”, ka shkruar ai.
Policia thotë se hetimi ka nisur pasi bashkëshorti i saj është ankuar se Tasholli duke ecur ka lindur foshnjën e cila ka rënë në tokë dhe ka pësuar lëndime serioze.
Po ashtu, Policia thotë se nuk raportohet për të dyshuar, derisa rasti është duke u hetuar./KosovaPress/