Sport

Berisha shënon super gol në Australi (Video)

Besart Berisha, sulmuesi i Kosovës, po vazhdon të bombardoj portat e kundërshtarëve në Australi

Melbourne Victory ka shënuar fitore në udhëtim ndaj skuadrës së Adelaide United me rezultat (1:2). Golin e parë në këtë takim e ka shënuar Besart Berisha në minutën e 20-të, shkruan Express.

Me këtë gol sulmuesi kosovar i është afruar rekordit të golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në Australi.

Ai tani numëron 82 gola duke qëndruar në vend të tretë, ndërkohë dy rekordmenët mbi të kanë shënuar 89 dhe 90 gola. /Express/