Etrit Berisha pritet të largohet nga Lazio por edhe Serie A. Ai kërkohet nga disa klube në Premierligë.
Etrit Berisha mund të transferohet në Premierligë, e konsideruar si liga më e fortë e futbollit në botë.
Portieri i Kombëtares shqiptare pritet të largohet nga Lazio por edhe Serie A, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Sipas mediave britanike, Berisha ka zgjuar interesim nga Everton e Watford, përcjell “Lajmi.net”.
Por, së fundmi ai është përmendur edhe si objektiv i Besiktasit në Turqi.
Mbetet për tu zbuluar se cila do të jetë e ardhmja e Berishës, teksa fjalën e fundit do ta thotë trajneri i ri i Lazios, Marcelo Bielsa.