Sport

Berisha: Kështu e mposhtim Finlandën

Valon Berisha, anëtari i përfaqësueses së Kosovës, ka zbuluar mënyrën se si duhet të luajnë ndaj Finlandës.

Përfaqësuesja e Kosovës, sot paraditen, mbajti seancën e tretë me radhë para përballjes me Finlandë, me 5 shtator në Turku, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Mesfushori i ekipit austriak, Red Bull Salzburg, Valon Berisha ka zbuluar mënyrën se si duhet të luajnë ndaj Finlandës, përcjell Express.

“Do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë. Ne e pamë ndeshjen e Finlandës kundër Gjermanisë, përfaqësuesja e Finlandës ka një strukturë të mirë”, ka deklaruar ai.

“Por ne duhet që me kundërsulme t’i përgjigjemi, sepse kemi shumë futbollistë të shpejtë dhe mund të shënojmë që do të ishte përparësia e jonë”, ka theksuar Berisha.