Shqipëria ka fituar ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit me rezultatin 2:0, ndeshje e luajtur në kuadër të eliminatoreve për botërorin që do të luhet në rusi në 2018.
Ndërsa kombëtarja e Kosovës është mundur me rezultatin 6:0 që u luajt në Shkodër.
Ish kryeministri Sali Berisha përmes një status në profilin e tij në Facebook, ka uruar kombëtaren shqiptare për fitoren, duke u shprehur se shpreson që në ndeshjet e ardhshme të fitojnë të dy kombëtaret.
“Te dashur miq, sonte u ndamë me nje fitore dhe nje humbje. Le te urojme qe ndeshjet e ardhshme te festojme dy fitore!! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.